Ky ilaç fitohet me ngrënien e vetëm asaj që është hallall, me devotshmëri, duke u larguar nga ajo që është mekruh (e papëlqyer), me largimin e mendimeve negative, mbajtjen e ndjenjave nën kontroll, me sjellje të urtë, ruajtja e sekreteve me kujdes dhe duke kërkuar nga All-llahu i Lartësuar të na mbrojë prej epsheve tona dhe shejtanit.

Bilali (Allahu qoftë i knaqur me te) ka thënë: ”Këto të këqija janë evituar nga ju me anë të namazit të natës, sepse kjo ka qenë traditë e njerëzve të mirë para jush. Kjo ju ndalon nga punët e kqija dhe ju afron tek All-llahu, i shkatërron punët e këqija dhe nga turpi e largon sëmundjen” (Këte hadith e transmeton Tirmidhiu).

Thuhet se një ditë Zun-Nuni ka kaluar pranë disa mjekëve të cilët ishin të rrethuar më një grup të madh njerëzish, burra dhe gra që mbanin shishe me urinë. Mjekët u preferonin ilaçe në bazë të sëmundjes që kishin. Ai iu afrua një mjeku, e përshendeti dhe i tha: ”All-llahu te mëshiroftë, të lus të më japësh ilaç kundër punëve te këqija”. Mjeku e uli kokën dhe heshti një ore, e pastaj i tha: ”Nëse ta shkruaj ilaçin, a do të ma dhurosh dhe kuptimin tënd?" Zun-Nuni iu përgjigj pozitivisht.

Mandej mjeku tha: ”Merre rrënjën e skamjes dhe përzie me endin e durimit dhe nënshtrimit dhe të kujtuarit e All-llahut, së bashku me Tamarindus indikën e përulësisë, ëmbëlsinë e sinqeritetit, ravenin e pastërtis dhe fesë. Tërë këtë fute në kazan ku nuk ka punë të këqija, e nën të ndize zjarrin e përkushtimit, derisa në sipërfaqe nuk paraqiten shenjat e urtësisë. Kur te lajmërohen, dobi nëpër sitën e kujtimit dhe kulloje në gotën e pranimit. Këtë ftohe duke e madhëruar All-llahun. Kur të ftohet, pije këtë lëng dhe shijoe punën pa gjërat që janë brenda tij.Pas kësaj, kurrë më nuk do të bësh punë te keqe”.

Pra zemrën shërojeni me këto ilaçe siç e shëroni trupin me ato ilaçe dhe në këtë mënyrë do të kënaqeni me shëndetin e mire në të dy botët.

Sujuti (Allahu e mëshiroftë)

Përgatiti: Aishja

Add comment


Security code
Refresh